Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER 4-3 FIORENTINA

Zëvendësuesit asistojnë në rikthimin e madh

Zëvendësuesit asistojnë në rikthimin e madh


26 September, 2020 @22:49

Inter ka shënuar fitore në hapje të stinorit të Serie A-së në një përballje gjigande ndaj Fiorentinës, ku fundi i ndeshjes dha 7 gola në total.

Pas pjesës së parë të përfunduar baraz, që kishte ardhur me epërsi të Fiorentinës, në pjesë të dytë Inter avancoi në 2-1.

TABELA AKTUALE

Fiorentina riktheu në 2-3 dhe në 3min e fundit të ndeshjes zëvendësuesit Achraf Hakimi dhe Alexis Sanchez asistuan për Romelu Lukaku e Daniel D’Ambrosio për fitoren 4-3 [Martinez 45+2, Ceccherini 52ag, Lukaku 87, D’Ambroiso 89 - Kouame 3, Castrovilli 57, Chiesa 63].

Tre pikë në start për Interin, në një Serie A që pritet të jetë e jashtëzakonshme në edicionin 2020/21.

Antonio Conte bëri 5 zëvendësime pasi që pranoi golin e tretë në minutën e 63 të ndeshjes.

Së pari futi dyshen Stefano Sensi dhe Achraf Hakimi, ndërsa më vonë Radja Nainggolan, Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez për të bërë rikthimin e madh.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A