Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY TRIUMFON NË "STAMFORD BRIDGE"

Zëvendësuesit vendosin derbin

Zëvendësuesit vendosin derbin


5 January, 2023 @23:05

Manchester City ka ngushtuar dallimin me Arsenalin në krye të Premier Ligës në pesë pikë, pas një lufte të madhe për të arritur te fitorja ndaj Chelseat rezistues dhe me mbrojtje të fuqishme.

Goli vendimtar i ndeshjes erdhi në pjesë të dytë, pasi që Pep Guardiola futi në lojë Riyad Mahrezin dhe Jack Grealishin, ku pas tre minutash në fushë, ky i fundit asistoi te algjeriani që vendosi ndeshjen. Të theksohet, edhe reagimi i portierit Kepa, ishte jo mirë i matur që bëri topi të arrijë te Mahrez, për fitore: Chelsea 0-1 Manchester City [Mahrez 63].

Chelseat në këtë ndeshje iu lënduan dy lojtarë, Raheem Sterling, që u detyrua të zëvendësohet pas 5-minutash lojë dhe Christian Pulisic që doli në minutën e 22-të nga ndeshja.

*Kliko X për të larguar reklamën dhe shikuar golin


 
Të gjitha lajmet nga Premier League