Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

5 PËR FUNDJAVË

Zidane!

Zidane!


Shkruan: Luan MORINA

8 January, 2016 @17:51

Pesë përballjet e fundjavës në vijim të përzgjedhura. Real Madrid mezi pret debutimin e Zinedine Zidane në krye, Roma e Milan, në duelin klasik të Serie A-së. Fiorentina kundër Lazios, duel gjithmonë interesant. Tottenham pret Leicesterin, për duelin e të dielës në Kupë dhe Sevilla pret Athletic Bilbaon në duelin e hapur të La Ligas. 

1. Real Madrid – La Coruna (e shtunë, ora 8e30)

Duhet të nis një epokë e re në Madrid. Zinedine Zidane duhet ti bëj dy gjëra – të luaj futboll ofanziv, çfarë meriton Reali; dhe të mos lë bankën rezervë yje si James e Isco. Reali ka kapacitet dhe duhet të shfrytëzohet në maksimum. Gabimi i vetëm i Benitez ishte ky.

Nëse Zidane arrin të konverton vetëm 70% të aftësive të tij si futbollist në aftësi trajneri, Reali mund të ketë një dominim kohëgjatë jo vetëm në Spanjë. Megjithatë nevojitet edhe durimi dhe arsyeja e Florentino Perez i cili di të marr vendime të pakuptimta dhe të panevojshme, shpesh më shumë biznesore se futbollistike. Të shohim si do të nis Zidane, edhe pse i duhet kohë për tu përshtatur. 

2. Roma – Milan (e shtunë, ora 15n9)

Njëjtë si Reali, edhe njëra nga Roma e Milan mund të ketë trajner të ri të hënën. Sigurisht do të jetë një trajner inferior për të bartur skuadrën deri në verë, dikush si Spalleti, Prandelli, Guidolin, a Brocchi e Lippi – opcioni i vetëm i Milanit, pa harruar Tassotin ‘legjendar’.

Të dyja ekipet kanë zhvilluar ndeshje të dobëta, tepër të dobëta. Roma së paku ka një ekip më të konsoliduar, dhe ka bërë veprime të mençura – të largoj lojtarë ‘superyje’ si Cerci. Ka shumë mundësi që të përfundoj baras pa gola, ka mundësi që të ketë shumë gola. Qyshdoqoftë, së paku një trajner të ri do të kenë të hënën. 

3. Fiorentina – Lazio (e shtunë, ora 6)

Lazio është kthyer në një Bolton Wanderers. Me njeri si Lotito në krye, po të kishte skuadra më serioze, Lazio do të luftonte për mbijetesë. Marrin lojtarë anonim dhe veteran. Ata që dalin talente i shesin shtrenjtë, nganjëherë i vendosin mbrapa veteranëve si Klose, e nganjëherë trajneri kapet me lojtarë. Trajnerët vijnë e shkojnë, pak më rrallë se Milani e Gaziantepspori. Lazio i Cragnottit ka qenë botë tjetër! Botë më e mirë.

Fiorentina duhet të jetë më e rregullt në rezultatet e mira. Kanë ekip dhe një trajner të mirë që ka arritur të nxjerr maksimumin nga lojtarë gati të panjohur para këtij sezoni. Deri të nis Europa League duhet të mbeten në krye për një pranverë më të lehtë. Gjithashtu sa më pak rotacione aq më mirë për skuadrën. Asnjëra nuk luajnë futboll tipik italian, nuk mbrohen por sulmojnë. Gola të shumtë do të ishte pritje reale.

4. Tottenham – Leicester (e diel, ora 5)

Vardy është lënduar. Javën e kaluar ka qëlluar shtyllën i vetëm me portjerin. Mahrez ka huqur penalltinë. Transferime s’ka. Lodhja ka nisur të shfaqet. Ndoshta do të ishte më mirë të eliminoheshin nga kupa, për tu përqendruar në ligë.

Edhe për Tottenham do të ishte mirë të eliminoheshin nga kupa. Janë në Europa League, e edhe në Premier League janë në zonën Champions. Të dyja garat mund ti sjellin tek ajo që synojnë – kualifikimin në Champions League. Pocchettino ka komponuar ekipin për merak. Mund të ketë taktizime në formacion pasi që në mesjavë kthehet Premier League, derisa ndeshja zhvillohet të dielën në mbrëmje. Nuk pres angazhim nga asnjëra, por le të shpresojmë se jam gabim.

5. Sevilla – Bilbao (e shtunë, ora 6e15)

Bilbao ka mahnitur në kupë me rikthim senzacional. Edhe Sevilla ka shënuar fitore të rëndësishme. Të shohim se sa do të bartin atë formë dhe atë lojë në ligë që është më zor për tu fituar se sa kupa. Kanë ekipe shumë të mira, të talentuara. Gjithnjë më mahnit fakti se si Bilbao që konsideron veten si regjion i Baskisë arrin të nxjerr talente që e vendosin në Top 5 të La Ligës gati çdo tri vjet. Një lojë e hapur, të cilën e praktikojnë të dy skuadrat, pa frikë për tu sulmuar do të na kënaqte këtë të shtunë. 


 
Të gjitha lajmet nga Analiza