Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL

ZYRTARE: Arteta emërohet kryetrajner i Arsenalit

Foto: FC Arsenal

ZYRTARE: Arteta emërohet kryetrajner i Arsenalit


20 December, 2019 @15:07

Përfundojnë spekulimet!

Mikel Arteta që nga sot është zyrtarisht kryetrajner i Arsenalit, me lajmin që u bë zyrtar para pak minutash nga vetë klubi londinez.

Ish-kapiteni i Arsenalit që nga viti 2016 ishte ndihmëstrajner i Guardiolës te City, ndërsa që nga sot ai do ta drejtojë skuadrën me të cilën zhvilloi gjithsej 110 paraqitje si lojtar.

37-vjeçari Arteta ishte përfolur si zëvendësues i Wenger para emërimit të Emery, mirëpo ai vendosi që së pari të fillojë si ndihmëstrajner i Guardiolës për të fituar përvojën e duhur.

Marrëveshja e nënshkruar mes Artetës dhe Arsenalit është 3.5 vjeçare, ndërkohë që Freddie Ljunberg, i cili po e ushtronte detyrën e kryetrajnerit të Arsenalit përkohësisht, sipas të gjitha gjasave do të mbetet pjesë e stafit të Artetës.

Skuadrën nga Londra veriore Arteta e gjen në vendin e dhjetë në tabelë, me 22 pikë pas 17 xhirove.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League