Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E ROMAKEVE

Zyrtare: Lazio jep leje për Muriqin

FOTO / Arian Paçarizi

Zyrtare: Lazio jep leje për Muriqin


6 October, 2020 @13:45

Lazio ka lëshuar para pak çastesh komunikatë për media ku ka bërë të ditur se 10 lojtarë të ekipit janë liruar për ndeshje të kombëtareve të tyre.

Kështu, përveç futbollistëve tjerë aty është bërë e ditur se edhe sulmuesi i ri i ekipit, kosovari Vedat Muriqi ka leje të paraqitet për Kosovën për të trija ndeshjet e radhës të Kosovës.

Kosova do të luajë më 8 tetor ndaj Maqedonisë Veriore, më 11 tetor ndaj Sllovenisë dhe më 14 ndaj Greqisë.

Muriqi ka leje për të gjitha këto ndeshje nga klubi i tij, ndërsa sa do ta përdor atë në lojë Bernard Challandes varet nga forma fizike e lojtarit, pasi që siç dihet ai ka qenë i izoluar së fundi për shkak të coronavirusit.

Challandes dje në konferencë për shtyp bëri të ditur se sot do të kuptohet përfundimisht nëse Muriqi do të ketë leje nga ekipi i tij.


 
Të gjitha lajmet nga