Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB VËLLAZNIMI

Zyrtarizohet Berisha, paralajmërohet një i huaj

TOPSPORTI / A.P

Zyrtarizohet Berisha, paralajmërohet një i huaj


10 January, 2020 @19:19

Pas njoftimit të mbrëmshëm për përforcimin me basketbollistin Roni Koshi, sot KB Vëllaznimi ka njoftuar opinionin edhe për një tjetër përforcim.

Bëhet fjalë për basketbollistin Albatrit Berisha, i cili në pranverë do të luajë te skuadra e Vëllaznimit.

TABELA AKTUALE

Berisha gjatë karrierës së tij edhe më herët ka luajtur për Vëllaznimin,  sezoni 2018/2019, ndërkohë rikthimi i tij këtë sezon pritet ta ndihmojë skuadrën gjakovare në luftën për rikthim në Superligë

Për më tepër, në njoftimin e skuadrës gjakovare shkruhet që nesër do të bëhet i ditur edhe një basketbollist i huaj si përforcimi i fundit para stinorit pranveror, basketbollist që pritet ta zëvendësojë Xavier Newsonin e larguar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë