Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Zyrtarizohet Maguire, më i shtrenjti në Botë

Zyrtarizohet Maguire, më i shtrenjti në Botë


5 August, 2019 @13:42

Harry Maguire është zyrtarisht lojtar i Manchester United!

Ky transferim u zyrtarizua pak minuta më parë nga 20-herë kampioni anglez, me marrëveshjen mes Unitedit e Leicesterit që u kompletua për 80 milionë funte, duke bërë që Maguire të bëhet transferi më i shtrenjtë deri më tash kur bëhet fjalë për mbrojtësit. Deri më sot këtë epitet e mbante Van Dijk, i cili nga Southamptoni te Liverpooli ishte transferuar për 75 milionë funte.

Pas Daniel James dhe Aaron Wan-Bissakas, Maguire bëhet përforcimi i tretë i Unitedit këtë verë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League