Drejtorët sportiv nga Ferizaji-Gjilani, në disiplinore!

Fundi i Superligës dhe rëndëisa e ndeshjeve tashmë siç po vërehet edhe nga raporti i Komisionit të Garave, ka bërë që shumë e më shumë procedura disiplinore të inicohen! Edhe pse deri në fund të stinorit, ka edhe 13 xhiro.

Ndër të tjera është edhe ky rasti me drejtorët sportiv të skuadrave të Ferizajit dhe Gjilanit, ku njëra skuadër lufton për mbijetesë në Superligë, ndërsa tjetra është duke kërkuar mundësinë për sigurimin e biletës për gara evropiane për herë të parë në histori.

Por, njëri nga drejtorët sportiv futen në zhveshtoren e gjyqtarëve, tjetri merr të kuq për sjellje josportive.

E në raportin e KG-së, kështu janë shkruar për rastet në fjalë.

“Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Gjilani“ , Drilon Sylejmani. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë kundërshtonte me sjellje jo sportive në vendimet e gjyqtarit poashtu pas përfundimit të ndeshjes vjen në drejtim të gjyqtarëve duke përdorur fjalët më të rënda për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj –Gjilani.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Ferizaj”, Genc Hyseni. Motivi: Para fillimit të ndeshjes hyn në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe sipas informatave që kishte ai alundonte se gjyqtari i VAR-it Mentor Ajeti ka ardhur me tendencë të dëmtonte skuadrën vendase. Sipas të raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ferizaj– Gjilani.”

Në ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë vendimesh do të merr KDE-ja e FFK-së për rastet në fjalë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live