Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i suharekasve, Goran Karoglan.

Ballkani u mposht nga Llapi 2-0 në këtë ndeshje, ndërsa lidere u bë Drita që tashmë ka tri pikë më shumë se ata dhe kryeson renditjen pas XXIII xhirosh në Superligë.

E Komisioni i Garave të FFK-së, shkroi kështu për dyshen në fjalë.

“Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Ballkani“ , Nderim Nexhipi. Motivi: Në min 45+2 fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani.

Ndaj: Nd/trajnerit Goran Karogllan. Motivi: Motivi: Në min 45+2 fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor tëndeshjes Llapi-Ballkani.”

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live