FSHF siguron miqësoren pas ndeshjes me Serbinë

Derisa i tërë Grupi K do të ketë dy ndeshje gjatë muajit tetor në kuadër të kualifikimeve për Botëror, Shqipëria e ka një – dhe ndër më të vështirat.

Kuqezinjtë janë mysafirë të Serbisë më 11 tetor ndërsa data 14 tetor është e lirë në kalendar të FSHF-së. Për këtë, drejtuesit e FSHF-së veçse kanë aranzhuar miqësore për nxënsit e Sylvinhos dhe sipas njoftimit të Panorama Sportit, Shqipëria do të jetë nikoqire e Jordanisë në këtë duel.

Aktualisht, Jordania është mbi Shqipërinë në renditjen e FIFAs, duke qenë se renditet në pozitë të 64-të të saj, me katër pozita mbi kuqezinjtë.

(E plotësuar)

Në këto momente është zyrtarizuar kjo ndeshje edhe nga vetë FSHF.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live