
FBK SuperligaLajmet kryesore
Trepça kalon me rezultat të thellë Yllin
Kampionja e Kosovës ka fituar thellë miqësoren përgatitore ndaj Yllit mbrëmë në “Minatori”, derisa ekipi mitrovicas ka shënuar fitore me rezultat 91-65 ndaj suharekasve.
“Minatori” ishte përplot në këtë ndeshje, ku rreth 1 mijë shikues ishin në ndeshje, që paralajmëron stinor të “nxehtë” për gjelbërezinjtë. Trepça pas kësaj fitoreje do të luajë dy miqësore me Bashkimin e Prizrenit.
Miqësorja e parë do të luhet në “Sezai Surroi” më 13 shtator, ndërsa tjetra në “Minatori” më 16 shtator.