
FBK SuperligaLajmet kryesoreUncategorized
Bora humbi finalen nga Karsiyaka në turneun memorial
Në turneun memorial “Bobi Pektoski” që u mbajt në Shkup, ekipi prishtinas Bora ka arritur në finale të saj ku është mposhtur nga ekipi turk Karsiyaka.
Bora, që këtë stinor drejtohet nga trajneri bullgar me përvojë, Lubomir Minchev, në gjysmëfinalen e turneut kaloi Kozhuvin verimaqedonas me rezultat 77-76, për të siguruar finalen. Karsiyaka kishte mposhtur Rabotniçkin në gjysmëfinalen tjetër.
E aty, ekipi prishtinas u mposht nga Karsiyaka me rezultat 78-59. Pjesa e parë përfundoi me 35-22 në të mirë të ekipit turk.