Derbi në “Ferki Aliu” përfundoi pa fitues

Në një ndeshje mjaft të tensionuar, me vendime kundërthënëse të gjyqtarëve të ndeshjes dhe me zhagitje klasike të futbollit kosovar, derbi ndërmjet Vushtrrisë dhe Lirisë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë përfundoi pa fitues, 1-1 [Theo Solomon 22’pen Liridon Fetahaj 84′].

Lirisë iu anulua një gol nga gjyqtari i ndeshjes, para se t’i referohej penallti vendasve, të cilën e konkretizoi sulmuesi më i dalluar i tyre, Theo Solomon! Pjesa e parë u mbyll me avantazh të Vushtrrisë.

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, Liria e drejtuar nga Klodian Duro vazhdoi luftën dhe në pjesë të dytë përfundimisht arriti golin e barazimit, përmes përvojës së Liridon Fetahajt, për përfundimtaren 1-1.

Barazimi nuk i konvenoi asnjërës palë, dersia Vushtrria tash ka 12 pikë dhe është e katërta në renditje pas gjashtë xhirosh, e Liria e shtata në renditje ka një pikë më pak. Pas fundit të ndeshjes, në televizion u pa se si lojtarët e Lirisë dhe gjyqtarët e ndeshjes prisnin akoma për tu kthyer në zhveshtore, për shkak të tifozërisë vendase!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live