Edmond Kryeziu vazhdon me Prizrenin

Skuadra e Prizrenit, që pas viteve të kaluara në Superligë, ra në Ligë të Parë të Kosovës dhe po synon rikthimin e menjëhershëm aty, ka bërë të ditur sot se ka vazhduar bashkëpunimin me lojtarin e deritashëm të saj, Edmond Kryeziu.

“Edmond Kryeziu mbetet besnik ekipit edhe për sezonin 2025/26!
Një sezon i ri, i njëjti ritëm – më shumë emocione, më shumë trepikësha dhe fitore spektakolare!” — shkroi njoftimi i ProtonCable Prizreni.

Kryeziu ka përvojë në basketbollin kosovar, ndërsa pos Prizrenit më parë ka qenë pjesë edhe e Rahovecit (tash të shuar) dhe Bashkimit. Lojtari i pozitave 2/3, Kryeziu në stinorin e kaluar me Prizrenin në Superligë ka pasur mesatare prej 9.2 pikëve për ndeshje, 1.2 asistimeve dhe 4.2 kërcimeve. Lojtari 27 vjeçar pritet të luajë rol kryesor në ekipin e drejtuar nga Arbnor Rifati.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live