
Vushtrria dënohet, pos tjerash evidentohet hudhja e shisheve me zall drejt kundërshtarëve dhe gjyqtarëve!
Pas derbit ndaj Lirisë, Vushtrria është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së. Ekipi i drejtuar nga Armend Dallku ka barazuar në këtë ndeshje ndaj Lirisë, 1-1. Mirëpo, ajo që u pa në tribuna gjatë dhe pas ndeshjes mbeti për tu dëshiruar, ndërsa KDE-ja e FFK-së dënoi klubin vendas, ndër të tjera edhe ia dha vërejtjen e fundit para suspendimit të terrenit!
“I. KF Vushtrria. Lëshime në organizimin e ndeshjes. Në minutën e parë të ndeshjes janë hedhur në fushë mjete piroteknike (tymuese), që kanë shkaktuar ndërprerjen e lojës për rreth 30 sekonda. Në minutat 50 dhe 74 janë hedhur në fushë disa shisheplastike. Në minutën e 84-të, pas shënimit të golit nga KF Liria, një pjesë e tifozëve të Vushtrrisë kanë reaguar duke hedhur gurë, shkrepëse dhe sende të forta në drejtim të trajnerit dhe bankinës së KF “ Liria”.
Pas përfundimit të ndeshjes, nga tribuna perendimore janë hedhur në drejtim të gjyqtarëve dhe lojtarëve të KF Lirisë shishe plastike të mbushura me zallë, gurë, shkrepëse dhe sende të tjera të forta, përveç sharjeve dhe fyerjeve të shumta verbale. Si pasojë, gjyqtarët dhe lojtarët qëndruan në fushë për rreth 20 minuta. Sipas raportit të delegatit tëndeshjes, fotografive dhe xhirimeve televizive të ndeshjesVushtrria –Liria. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 2000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.” — shkroi në pikën e parë të vendimit të KDE-së.
Në pikën e dytë lidhur me këtë incident, KDE ka bërë të ditur se “II.KF “Vushtrria” , i tërheqet Vërejtja e fundit para suspendimit të terrenit.”
Ndër të tjera, kapiteni i ekipit Daut Maxhuni është dënuar me 850 euro për dëmtim të plotë të mikrofonit të transmetuesit të ndeshjes!
“I.Lojtari i KF “Vushtrria”, Daut Maxhuni, nr fanelle 20. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari në mënyrë të qëllimshme godet dhe dëmton mikrofonin qendror të produksionit, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Si pasojë, produksioni nuk ka mundur të vazhdojë përdorimin e mikrofonit të dëmtuar. Sipas raportit të produksionit dhe xhirimeve televizive të ndeshjes Vushtrria –Liria.
Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhësorganizuar nga FFK.
II.Lojtari i KF “Vushtrria” , Daut Maxhuni nr fanelle 20 , Obligohet që dëmin e shkaktuar (dëmtmi mikrofonit qendror të produksionit) ta paguajë në vlerë prej 850 euro në afatin prej 8 ditëve.” — thuhet në Vendim!