
Serbia arsyeton “Duboçicën” për masa sigurie!
Pas zhvendosjes së ndeshjes nga Beogradi për në Leskovac, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka arsyetuar këtë vendim të tyre të marrë në dakordim me Federatën e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) dhe lejen e UEFA-së, për shkaqe sigurie!
“Në dakordim me FSHF, UEFA ka miratuar që ndeshja kualifikuese për Botëror që luhet më 11 tetor 2025 nga ora 20.45 ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të luhet në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit”, — shkroi fillimisht njoftimi i tyre.
Ndërsa më pas bëri të ditura edhe arsyet.
“Arsyeja kryesore është siguria. Jo vetëm e publikut, por edhe akterëve të ndeshjes, pasi që kjo ndeshje llogaritet e rrezikut të lartë, duke ditur incidentet që kemi pasur në Beograd në vitin 2014. FSS një kohë të gjatë është në llupë të UEFA-së dhe FIFA-së për shkak të incidenteve në tribuna, që nënkupton rrezik real për ashpërim të dënimeve dhe suspendimeve ndaj nesh”, — u tha aty.
Ndeshja Serbia – Shqipëria i përket Grupit K kualifikues për Botërorin 2026, ndërsa luhet tashmë në “Duboçica” që zë 8 mijë spektatorë. Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor.
Shqipëria dhe Serbia po luftojnë për vendin e dytë në grup, për të kërkuar së paku biletën për playoff drejt Botërorit, pasi që Anglia favorite e grupit po rreshton fitoret dhe nuk ka pranuar asnjë gol akoma!
TABELA AKTUALE E GRUPIT K:
1. Anglia, 15 pikë
2. Shqipëria, 8 pikë
3. Serbia, 7 pikë (-1 ndeshje)
4. Letonia, 4 pikë
5. Andorra, 0 pikë.