
FBK Liga e ParëLajmet kryesore
Semih Futko vazhdon me Prizrenin
Basketbollisti i ri dhe perspektiv, Semih Futko, do të qëndrojë edhe për një stinor te KB Prizreni. Njoftimin e ka lëshuar sot ekipi në fjalë, ndërsa ka bërë të ditur se Futko i ka qëndruar besnik ekipit.
Kujtojmë, KB Prizreni ka rënë nga Superliga në Ligë të Parë dhe këtë stinor do të luftojë për rikthim të shpejtë në elitë.
Përndryshe, lojtari në fjalë ka pasur mesatarisht 2.5 minuta për ndeshje përgjatë stinorit të kaluar në Superligë me Prizrenin, ndërsa ka shënuar 0.5 pikë dhe 0.1 asistime për ndeshje.