
Një fitore e vetme, ekipi ndërron trajnerin!
Shtatë xhiro të zhvilluara, një fitore e vetme. Pozita e 14-të në tabelë, ndërsa në total janë 6 pikë!
Kështu, Besa Peja ndau rrugët mbrëmë pas barazimit me Ramiz Sadikun me trajnerin e deritashëm Fisnik Papuqi, ndërsa sot zyrtarizoi si trajner të ri të skuadrës Miftar Ramën.
“Klubi ynë mirëpret trajnerin Miftar Rama, i cili nga sot i bashkohet familjes sonë verdhezi.
Me përvojën dhe përkushtimin e tij, besojmë se do të sjellë energji të reja dhe do të ndihmojë skuadrën tonë në arritjen e objektivave që kemi përpara.
Suksese dhe mirëseardhje në këtë rrugëtim të përbashkët!” — shkroi FC Besa Peja në njoftim.
Në debutim të tij, Rama do të ketë punë të vështirë, pasi që Besa Peja i shkon Vëllaznimit në konak, e gjakovarët janë lider të pamposhtur të Ligës së Parë aktualisht.
Përndryshe, me emërimin e Ramës, Besa Peja bëhet ekipi i dytë që këtë stinor ndërron trajnerin në Ligë të Parë pas skuadrës së Dinamos, që ndërruan Burim Qerkinin dhe emëruan Leotrim Krasniqin në krye të shtabit teknik.