Drilon Shala edhe një stinor te Prizreni

Ekipi i Prizrenit ka zyrtarizuar sot vazhdimin e marrëveshjes edhe me Drilon Shalën. Në njoftimin e lëshuar pak më parë ata kanë bërë të ditur se Shala ka vazhduar me klubin bardhezi nga qyteti i vjetër edhe në stinorin 2025/26.

Shala, që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Ylli, është i lindur në vitin 2002 dhe është 206cm. i gjatë. Në stinorin e kaluar ai te Prizreni në Superligë ka pasur mesatarisht 19.4 minuta për ndeshje, duke shënuar 4.6 pikë, 4.2 kërcime e 0.6 asistime.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live