Të pamposhturit!

Fitorja e djeshme e Crystal Palace-it, e ardhur në sekondat e fundit të kohës shtesë jo vetëm që u dha tre pikë të përzgjedhurve të Olivier Glassnerit, por i la ata si ekip të vetëm të pamposhtur këtë stinor në Premier Ligë – dhe atë pas vetëm gjashtë xhirosh!

Crystal Palace mposhti kampionin aktual të Anglisë, Liverpool, 2-1, me golin e ish sulmuesit të Arsenalit, Eddie Nketiah, që shënoi nga afëria në minutën e 90’+4, për 2-1 përfundimtare.

Deri para kësaj ndeshjeje, kanë qenë pikërisht dyshja Crystal Palace dhe Liverpool që kanë qenë të pamposhtur në Premier Ligë, por pas 90 minutave të fundit tashmë ekipi i Arne Slotit nuk mund të krenohet më. Disfatë e padëshiruar e të kuqve që me transferet e shtrenjta verore dukej sikur po shkelnin çdo kundërshtar!

Qetësisht, austriaku me punën e tij të palodhshme Olivier Glassner, edhe pse i iku ndoshta lojtari më i mirë i stinorit të kaluar, Eberechi Eze, po vazhdon punën e njëjtë të ngritjes së ekipit – ndërsa rezultatet veçse kanë nisur të japin fryte.

Crystal Palace pas gjashtë xhirosh aktualisht në pozitë të dytë me 3 fitore dhe 3 barazime, duke qëndruar vetëm 3 pikë pas Liverpoolit lider.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live