
FFK Liga e ParëLajmet kryesore
Fitorja e gjashtë e Tefik Çangës
Deri tani, mund të quhet befasia më e këndshme e stinorit, derisa Tefik Çanga që po debuton në Ligë të Parë ka shënuar fitoren e gjashtë sezonale në nëntë xhirot e fundit, ndërsa ka mposhtur 2 Korrikun të premten në duelin e parë të xhiros në fjalë.
TABELA AKTUALE
Me këtë fitore, ferizajasit kanë arritur në pozitë të tretë të Ligës së parë duke kapur kuotën e 19 pikëve pas 9 xhirove, ndërsa Lone Ditwa aktualisht është golashënuesi më i mirë i tyre me 5 gola të shënuara, prej 11 të shënuara nga ekipi në total deri tani.