
Prishtina bindëse, nuk lëshon kreun
Fitore e thellë e Prishtinës në Ferizaj sot, derisa djelmoshat e drejtuar nga Arsim Thaqi kanë shënuar fitoren më të thellë të stinorit duke mposhtur Ferizajin, 0-5 [] pas një ndërprerje gati gjysmë-orëshe, për shkak të incidenteve në mes të tifozëve.
GOLAT E NDESHJES
Sidoqoftë, me tu kthyer kushtet për lojë, Prishtina dominoi plotësisht ndërsa shënuan tre herë në pjesë të parë dhe dy herë në pjesë të dytë për të fituar duelin me 5 gola dallim, ashtu që të mos lëshojnë kreun e tabelës pas formës së mirë të kapur.
TABELA AKTUALE
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për Prishtinën dhe tani më me 16 pikë nga 7 ndeshje vazhdojnë kryesimin e Superligës, ndërsa goldallimin e kanë çuar në +11. Ferizaji në anën tjetër pati dy raste të mira për të zbutur epërsinë, por s’arritën të shënojnë e disfata e thellë i çoi ata në fund të renditjes tabelare.