Pas humbjes së thellë nga Llapi, Gjilani ndau rrugët me Ardian Nuhiun

Javë jo e mirë për trajnerët ishte xhiroja e shtatë e Superligës, ku pas disfatës së rëndë të Ferizajit dhe dorëheqjes së trajnerit Arsim Abazi aty, sot së fundi edhe Gjilani ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu.

Kjo ndarje vetëm menjëherë pas disfatës së thellë të pësuar nga Llapi dje, ku Gjilani u mposht me rezultat 4-1, ndërsa Llapi arriti fitoren e parë kampionale.

“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.
Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne.
Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.
Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës.” — bëri të ditur njoftimi i SC Gjilani.

Nuhiu erdhi te Gjilani në fillim të stinorit 2024/25, saktësisht në qershor të vitit 2024. Bëri gati ekipin, e fuqizoi atë me lojtarë, por sukseset nuk arritën asnjëherë. Të kuqtë e Anamoravës as nuk arritën të dalin në gara evropiane, si synim minimal që do të mund ta kishin, kur krahasohet përbërja e lojtarëve dhe apetitet që mund të arriheshin.

Tash, pritet të shihet se cili trajner do të merr timonin e Gjilanit, derisa përbërja e ekipit llogaritet ndër më cilësoret në Superligë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live