
FBK Superliga
Coach’s Challenge + Bonus Challenge, risitë e stinorit 2025/26
Stinori i ri i Superligës do të ketë edhe risi, që për herë të parë do të aplikohen për herë të parë edhe dy risi basketbollistike. Sipas PG-së për stinorin 2025/26 është bërë e ditur se Coach’s Challenge dhe Bonus Challenge do të aplikohen.
“Në edicionin 2025/26 te Superliga e meshkujve do të aplikohet Coach’s Challenge/ Sfida e trajnerit, derisa kjo të humbet nga trajneri. Ndërkaq në dy minutat e fundit të ndeshjes, trajnerët kanë edhe një Bonus Challenge.” — shkruan në PG për seniorët në 2025/26.
FBK ka bërë të ditur se edicioni i ri i Superligës fillon këtë fundjavë, ndërsa ndeshja e parë që do të luhet është në mes të Yllit dhe Prishtinës të shtunën, ndërkaq të dielën luajnë Bora – Rahoveci 029 dhe derbi, Trepça – Peja.