
Barazimi s’i konvenoi asnjërës!
Dueli derbi i Ligës së Parë, e vetmja lojë e xhiros së dhjetë e mbetur për sot, ndërmjet Trepçës’89 dhe Vushtrrisë nuk dha fitues! Kjo pasi që ekipet u ndanë 1-1 në “Riza Lushta” të Mitrovicës, edhe pse mysafirët e drejtuar nga Armend Dallku patën më shumë raste konkrete sesa vendasit.
Por, në fund, të dyja skuadrat u pajtuan me 1-1, Trepça’89 – Vushtrria 1-1 [Adem Maliqi 24′ – Theo Solomon 8′] derisa vendasit e drejtuar nga Gani Sejdiu kapën barazimin e pestë të stinorit e mysafirët të katërtin.
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Vushtrria udhëhoqi me golin e Theo Solomonit dhe pati raste për të ngritur edhe më epërsinë, para se Trepça’89 të barazojë përmes Adem Maliqit. Ky gol, u shikua për ofsajd, por u konfirmua se gjithçka ishte në rregull.
Në pjesë të dytë, Vushtrria shënoi edhe një herë përkundër se pati edhe disa raste tjera, por goli i tyre u anulua. Në fund, barazimi 1-1 nuk i konventoi asnjërës për të ndjekur kreun e renditjes.
Mitrovicasit në pozitë të pestë kanë 17 pikë pas 10 ndeshjesh, 6 pikë më pak sesa lideri Feronikeli’74, ndërsa Vushtrria arrin në 19 pikë.