Serbia favorite ndaj Shqipërisë, selektori i tyre kërkon playoffin!

Shqipëria barazoi me Serbinë në “Arenën Kombëtare” 0-0. Rey Manaj nuk kishte arritur të shënonte penalltinë që do të bënte një fitore të madhe për kuqezinjtë në rrugëtimin kualifikues për Botërorin 2026.

Tani, është koha e ndeshjes së kthimit. Të shtunën mbrëma në Leskovac të Serbisë, Serbia pret Shqipërinë, ndërkaq bastoret kanë favorizuar dukshëm vendasit, duke u dhënë për fitore koeficientin 1.75, derisa fitorja e Shqipërisë është 5.00!

Selektori serb, Dragan Stojkovic, ka kërkuar kujdes nga lojtarët ndërsa në konferencë për shtyp para kësaj ndeshjeje ka thënë se Shqipëria është rivali kryesor i tyre në rrugëtim për barazh dhe se ata janë gati për të arritur qëllimin, duke ditur se Anglia është fituese e grupit dhe e pakapshme për vend të parë.

“Anglia është tashmë e kaluara, ajo që është me rëndësi për ne është Shqipëria dhe Andorra. Bile, për Andorrën as që po mendojmë, vetëm e vetëm ta nxjerrim ndeshjen me Shqipërinë në favorin tonë. Duhet të shikoni të ardhmen dhe atë që është para jush. Besoj se jemi të gatshëm për barazh. E dimë rëndësinë e ndeshjes, është duel vendimtar për pozitën e dytë. Kjo na hap rrugën për barazh, kemi cilësi për këtë.” ka thënë Stojkovic.

Aktualisht, Anglia është lidere e Grupit K kualifikues për Botërorin 2026 me 15 pikë. Shqipëria është e dyta me 8 pikë, ndërsa Serbia e treta me 7 pikë, por kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Shqipëria ka bërë gabim në hapa në rrugëtimin kualifikues ndaj Letonisë jashtë. Ajo ndeshje që përfundoi me barazim, do të kishte lehtësuar punën e kuqezinjëve me dy barazime ndaj Serbisë. Tani, Sylvinho me Shqipërinë duhet të kërkojnë fitoren në Leskovac për të shpresuar për pozitën e dytë, që i dërgon në playoff për Botërorin 2026.

TABELA AKTUALE, GRUPI K:

  1. Anglia 15 pikë (5 ndeshje)
  2. Shqipëria 8 pikë (5 ndeshje)
  3. Serbia 7 pikë (4 ndeshje)
  4. Letonia 4 pikë (5 ndeshje)
  5. Andorra 0 pikë (5 ndeshje).

NDESHJET E MBETURA: 

11 tetor,

Letonia-Andorra
Serbia-Shqipëria

14 tetor,

Letonia-Anglia
Andorra-Serbia

13 nëntor,

Andorra-Shqipëria
Anglia-Serbia

16 nëntor,

Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live