UEFA i jep leje Barcelonës e Milanit, por kritikon!

UEFA i ka dhënë leje Barcelonës dhe Milanit që të zhvillojnë ndeshjet e tyre të ligës jashtë shtetit dhe konkretisht jashtë Evropës. Kështu, dy përballjet, një nga La Liga dhe një nga Serie A do të luhen në SHBA dhe Ausrali.

Fjala është për ndeshjen Villarreal – Barcelona, që do të zhvillohet në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq ndeshja tjetër është Como – Milan, që do të luhet në Pert të Australisë!

“Ndërsa është për të ardhur keq që duhet të lejojmë që këto dy ndeshje të zhvillohen, ky vendim është i jashtëzakonshëm dhe nuk duhet të shihet si precedent. Angazhimi ynë është i qartë: të mbrojmë integritetin e ligave kombëtare dhe të sigurohemi që futbolli të mbetet i lidhur në mjedisin e tij vendas.” — ka thënë Aleksandar Ceferin, kreu i UEFA-së.

Përballja Villarreal – Barcelona është paraparë të luhet më 20 dhjetor të këtij viti, ndërkaq Como – Milan do të luhet më 6 shkurt 2026. Përndryshe, ky është rasti historik i përjashtimit, ku ndeshjet kampionale të një shteti luhen jashtë vendit, për më tepër, edhe jashtë kontinentit evropian.

Se a do të hyjë futbolli në një epokë të re të organizimit të ndeshjeve, mbetet të shihet.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live