Ekipet ku luajnë futbollistët e ftuar të Sllovenisë

Aktualisht të fundit në grup, por me vazo dhe renditje të FIFAs mbi Kosovën. Sllovenia e drejtuar nga trajneri Matjaz Kek ndoshta nuk kaloi mirë gjatë shtatorit në Grupin B kualifikues për Botëror, por ka shpresa të mëdha dhe motiv për rikthim në tetor. Së paku kështu deklarohen futbollistët e saj para ndeshjes ndaj Kosovës dhe asaj ndaj Zvicrës.

E selektori Kek për muajin tetor ka ftuar këtë listë të lojtarëve, të cilëve u kemi zbërthyer ekipet ku luajnë me super-yjet e skuadrës Jan Oblak, veteran i portës dhe lojtar i padiskutueshëm i Atletico Madridit si dhe Benjamin Sesko që pas golave me Leipzigun, këtë verë arriti të bëhet sulmues i Manchester Unitedit.

Mëposhtë, lista e të ftuarve të Matjaz Kekut si dhe ekipet ku luajnë ata, të ndarë sipas pozitave në fushë. Sllovenia është e 50-ta në renditjen e kombëtareve, në listën që përditësohet thuajse çdo muaj përgjatë vitit.

SLLOVENIA

PORTIERË: 

Jan Oblak (Atletico Madrid)
Igor Vekic (Velje)
Zan-Luk Leban (Celje)

MBROJTËS

Jaka Bijol (Leeds)
Balkovec (Fatih Karagumruk)
Zan Karnicnik (Celje)
Erik Janza (Gornik Zabrze)
David Brekalo (Orlando City)
Vanja Drkusic (Zenit St Petersburg)
David Zec (Holstein Kiel)

MESFUSHOR

Petar Stojanovic (Legia)
Adam Gnezda Cerin (Panathinaikos)
Sandi Lovric (Udinese)
Jon Gorenc Stankovic (Sturm)
Timi Max Elsnik (Crvena Zvezda)
Dejan Petrovic (Rijeka)
Tomi Horvat (Sturm)
Tamar Svetlin (Kielce)
Svit Seslar (Eyupspor)

SULMUES

Benjamin Sesko (Manchester United)
Zan Vipotnik (Swansea)
Blaz Kramer (Konyaspor)
Danijel Sturm (Celje)
Nejc Gradisar (Al Ahly).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live