Debatik Curri rikthehet në Superligë?!

Ish-trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, është afër t’i kthehet detyrës së tij si trajner në Superligë. Kjo, pasi që mediat në vend kanë kuptuar se ai ka pasur bisedime të avancuara me SC Gjilanin dhe marrëveshja është arritur verbalisht.

Curri, që ka bërë karrierë si lojtar në kombëtaren shqiptare, si trajner ka punuar kryesisht te Prishtina, ndërsa për pak kohë ka qenë edhe ndihmës-trajner te Suhareka.

Gjilani në anën tjetër pas ndarjes së rrugëve me Ardian Nuhiun duket se përfundimisht ka arritur marrëveshje me trajnerin Curri. Kjo pasi që bisedimet me Afrim Tovërlanin dhe Bekim Isufin nuk kanë arritur dakordimin e plotë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live