11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Sllovenisë

Ndeshja e tretë kualifikuese për Botërorin 2026 e Grupit B kualifikues. Kosova ka përballë Slloveninë, ndaj së cilës nuk ka fituar asnjëherë në histori. Ndeshja luhet prej orës 20.45 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Dardanët janë në formë të mirë, futbollistët individualisht kanë pasur paraqitje mbi mesatare me ekipet e tyre gjatë muajit të kaluar. Franco Foda pritet të kërkojë lojë të suksesshme taktike sikurse ndaj Suedisë, kur Kosova mori fitoren që befasoi botën e futbollit. Në fakt, kjo ka qenë fitorja më e madhe e Kosovës ndonjëherë, duke mposhtur një vend që gjindej në TOP-30 të renditjes së FIFAs.

E për sonte, TopSporti.com parashikon që selektori gjerman i Kosovës të dalë me këtë 11-she në duel ndaj sllovenëve që drejtohen nga Matjaz Kek.

FORMACIONI I MUNDSHËM I KOSOVËS (4-3-2-1):

PORTIER: Arjanet Muric;

MBROJTËS: Fidan Aliti, Albian Hajdari, Dion Gallapeni, Mërgim Vojovoda;

MESFUSHORË: Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Florent Muslija;

SULMUES KRAHU: Milot Rashica, Edon Zhegrova;

SULMUES QENDROR: Vedat Muriqi.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live