Dardanët fluturojnë drejt Suedisë, pas stërvitjes së sotme

Futbollistët e Kosovës, pas barazimit ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimve për Botërorin 2026, kanë kryer sot stërvitjen e fundit në Prishtinë.

Seanca stërvitore e dardanëve e drejtuar nga Franco Foda u mbajt në Kampin Nacional të Hajvalisë, ndërsa puna ka qenë e fokusuar në aspekt taktik.

“Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Suedinë. Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur ciklin stërvitor në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Suedisë, që zhvillohet të hënën në Goteborg. 
Seanca e fundit u mbajt sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik, duke provuar detajet e lojës me të cilën synon të paraqitet në këtë sfidë.
Stërvitja ishte pa ngarkesa të mëdha fizike, ndërsa atmosfera brenda grupit mbetet mjaft pozitive dhe futbollistët janë maksimalisht të motivuar.
Nga grumbullimi është liruar Elvis Rexhbeçaj, i cili nuk arriti të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Dardanët do të udhëtojnë sot në orën 15:00 drejt Goteborgut, ku nesër do të zhvillohet edhe dueli i radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.”

Kosova nga tre ndeshjet e para të grupit, ka marrë të tre rezultatet e mundshme në futboll, një humbje, një fitore dhe një barazim. Kosova është në vend të dytë të klasifikimit në Grupin B, që aktualisht është befasi, pasi që dardanët janë më të dobëtit e ranguar në këtë grup sipas UEFAs.

REZULTATET E DERITASHME:

5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2

8 shtator,
Kosova-Suedia 2-0
Zvicra-Sllovenia 3-0

10 tetor,
Suedia-Zvicra 0-2
Kosova-Sllovenia 0-0

TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1. Zvicra 9 pikë,
2. Kosova 4 pikë,
3. Sllovenia 2 pikë.
4. Suedia 1 pikë,

NDESHJET E MBETURA:

13 tetor,
Suedia-Kosova
Sllovenia-Zvicra

15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova

18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.

*Fotot: FFK.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live