Suedezët shpresojnë në fitore dhe kapjen e vendit të dytë

Tri ndeshje pa fitore për Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. Vikingët janë në krizë rezultatesh, ndërsa mediat e atjeshme duke transmetuar fjalët e selektorit dhe të lojtarëve kryesorë, shpresojnë që sonte ndaj Kosovës t’ia nisin betejave për rikthim në garë dhe kapjen e trenit të fundit për vendin e dytë të Grupit B kualifikues, që ua siguron atyre playoffin për Botëror!

 

Kosova kishte mposhtur Suedinë në ndeshjen e parë të zhvilluar gjatë shtatorit në Prishtinë. Dardanët fituan në “Fadil Vokrri” 2-0. Suedia ka pësuar dy herë dhe ka barazuar një herë në 3 ndeshjet e para kualifikuese dhe me sot nis faza e dytë e kualifikimeve, ku janë nikoqir të Kosovës në Geteborg.

Selektori i parë i huaj i Suedisë, danezi Jon Dahl Tomasson ka thënë se nuk ka mundur të fle me këto rezultate, ndërsa tani këto ndeshje do t’i shfrytëzojnë për rikthim.

“Presioni gjithmonë është i pranishëm. Por ky është futbolli. I kuptoj të gjithë që janë të dëshpëruar. Tani është momenti për rikthim,” ka thënë Tomasson.

Selektori ka bërë të ditur se do të startojë me dyshen më të fortë të sulmit që në fillim të ndeshjes për të arritur te goli sa më shpejt dhe për të siguruar fitoren e parë.

PORTIERË: Viktor Johansson (Stoke City), Kristoffer Nordfeldt (AIK), Noel Törnqvist (Mjällby AIF)

MBROJTËS: Hjalmar Ekdal (Burnley), Gabriel Gudmundsson (Leeds), Isak Hien (Atalanta), Emil Holm (Bologna), Gustaf Lagerbielke (Braga), Victor Nilsson Lindelöf (Aston Villa), Ken Sema (Pafos), Carl Starfelt (Celta Vigo), Daniel Svensson (Borussia Dortmund)

MESFUSHORË & SULMUES: Yasin Ayari (Brighton), Roony Bardghji (Barcelona), Lucas Bergvall (Tottenham), Alexander Bernhardsson (Holstein Kiel), Anthony Elanga (Newcastle), Niclas Eliasson (AEK), Viktor Gyökeres (Arsenal), Alexander Isak (Newcastle), Jesper Karlström (Udinese), Hugo Larsson (Eintracht Frankfurt), Isac Lidberg (Darmstadt), Benjamin Nygren (Celtic), Anton Salétros (AIK).

SELEKTOR: Jon Dahl Tomasson

REZULTATET E DERITASHME:

5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2

8 shtator,
Kosova-Suedia 2-0
Zvicra-Sllovenia 3-0

10 tetor,

Suedia-Zvicra 0-2
Kosova-Sllovenia 0-0

TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1. Zvicra 9 pikë,
2. Kosova 4 pikë,
3. Sllovenia 2 pikë.
4. Suedia 1 pikë,

NDESHJET E MBETURA:

13 tetor,
Suedia-Kosova
Sllovenia-Zvicra

15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova

18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live