
Bashkimi debuton në FIBA Europe Cup me humbje nga Cibona
Vetëm një çerek Bashkimi u tregua më i fortë se kroatët. Prej fundit të pjesës së parë, rezultati foli në emër të vendasve, ndërsa Cibona shkoi me rehati në fund të ndeshjes deri në fitore, për të mposhtur Bashkimin, debutues në gara evropiane të FIBAs në këtë stinor.
Cibnoa fitoi ndeshjen me rezultat 93-79, ndërsa Bashkimi prej se humbi epërsinë ne fund të pjesës së parë, më nuk arriti të kthejë rezultatin për të nisur edicionin e parë dhe historik në FIBA Europe Cup me disfatë.
Me 22 pikë, Kyan Anderson ishte koshashënuesi më i dalluar i Bashkimit në këtë ndeshje, ndërsa me 16 pikë e 4 asistime u dallua përforcimi i kësaj vere te prizrenasit, Jan Palokaj. Isaiah Cousins shënoi 15 pikë.
Te vendasit e drejtuar nga Ivan Rudez, me 21 pikë më efikasi ishte Justin Roberson, ndërsa 16 pikë dha Kresimir Radovcic, 15 Zan Sisko e 12 të tjera Kamaka Hepa.