
Jovicic: Gabimet në seri në pjesë të dytë vendosën ndeshjen
Trajneri i Bashkimit, Igor Jovovic, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së parë të klubit prizrenas në kuadër të fazës grupore të FIBA Europe Cup ka thënë se gabimet serike në pjesë të dytë vendosën ndeshjen.
Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, për mediat kroate Jovovic ka thënë, se për Bashkimin kjo ka qenë një përvojë e madhe pasi që klubi për herë të parë merr pjesë në nivel të tillë garash.
“Për ne hyrja në FIBA Europe Cup është gjë e madhe dhe kjo është përvojë e madhe për ne, pasi që klubi për herë të parë luan në këtë rang garash. Kemi luajtur pjesën e parë në mënyrë korrekte, por pastaj kemi bërë disa gabime në seri dhe aty Cibona bëri dallimin. Sisko mbajti kontrollin e lojës dhe për ne nuk u shfaq më tutje mundësia për tu rikthyer,” tha Jovovic për Sportske Novosti.
Bashkimi këtë stinor po debuton në FIBA Europe Cup, duke kaluar fazën kualifikuese të garës me opcionin “humbësi me fat” për të arritur fazën grupore. Bashkimi bën pjesë në Grupin J të FIBA Europe Cup ku me sonte ka bilanc 0-1. Pos Cibonës, kundërshtarë të grupit të Bashkimit janë edhe Dijon dhe Reggiana.