
Drita me fitoren e tretë radhazi, vazhdon ngritjen
Kampionja e Superligës i është kthyer formës së saj në Superligë, ndërsa të shtunën ka shënuar fitoren e tretë kampionale radhazi, kësaj radhe duke mposhtur mysafirët nga Malisheva, Drita – Malisheva 2-1 [Besnik Krasniqi 67’pen., Albert Dabiqaj 85′ — Xhemal Ibishi 79′].
Golat e ndeshjes erdhën vonë, ndërsa drama vazhdoi deri në fund të takimit, pasi që Malisheva tentoi pas barazimit të marrë të gjitha pikët. Por, në anën tjetër i ndëshkoi kapiteni i gjilanasve, Albert Dabiqaj, që shënoi për fitore.
TABELA AKTUALE
Me këtë fitore, Drita, momentalisht është e katërta në renditje dhe nga 9 ndeshjet e para të stinorit ka 14 pikë. Malisheva në anën tjetër pësoi për herë të pestë në 9 ndeshje, për të mbetur në 10 pikë dhe momentalisht në pozitë të gjashtë të renditjes.
Në xhiron e dhjetë, Drita pret Ferizajin, ndërkaq Malisheva është mysafire e Prishtinës së Re.