Me fitoren e sotme, Vushtrria lidere e re e Ligës së Parë

Disfata e Feronikelit’74 në ndeshje ndaj Trepçës’89 ka bërë që fitorja e Vushtrrisë ndaj 2 Korrikut të jetë e vlefshme për lidership të tabelës. Ekipi vushtrrias ka shënuar fitore të thellë në Prishtinë, ndërsa pas golit të epërsisë së vendasve, mysafirët kanë dominuar ndeshjen për të arritur te fitorja e thellë, 2 Korriku – Vushtrria 1-4 [Ideal Abdullahu 20′ — Ebrima Jatta 39′, 66′, Rrezon Gashi 79′, Theo Solomon 90’+1].

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Me këtë fitore, të shtatën kampionale, Vushtrria e Armend Dallkut tash ka mbyllur xhiron e dymbëdhjetë të Ligës së Parë si lidere me 25 pikë, duke e lënë pas Vëllaznimin me një pikë më pak. 2 Korriku në anën tjetër vazhdon të qëndrojë në fund të tabelës me vetëm 4 pikë nga 12 ndeshjet e deritashme të stinorit.

Në xhiron e radhës, Vushtrria pret Istogun në “Ferki Aliu” ndërkaq 2 Korriku është mysafir i Feronikelit’74.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live