
FBK SuperligaNdërkombëtare
Sonte, Trepça në aksion!
Ekipi mitrovicas, Trepça, është sonte në aksion për gara ndërkombëtare, derisa në kuadër të xhiros së katërt të FIBA Europe Cup pret PAOK-un grek në “Minatori”.
Trepça ka humbur tre ndeshjet e para të Grupit F të FIBA Europe Cup, ndërsa PAOK-u është me dy fitore nga tre ndeshjet e para.
Kampionja e Kosovës e drejtuar nga Adis Beciragic do të kërkojë fitoren e parë në grup sonte, ndërsa ndedshja që nis prej orës 18.30 transmetohet direkt në kanalin e YouTube të FIBA Europe Cup, e që mund ta shihni këtu:
TABELA AKTUALE E GRUPIT F:
1. Braunschweig 3-1
2. Anwil 2-2
3. PAOK 2-1
4. Trepça 0-3.
Trepça-PAOK, GAME DATA:
Gjyqtarët:
YILMAZ, Yener (TUR)
GRIGIONI, Valerio (ITA)
BALOUN, Jan (CZE)
Komisioner/ Delegat teknik:
BELLO, Stavri
