
Publikohet lista, Shqipëria para dueleve vendimtare
Tre pikë ndaj Andorrës janë patjetër, ndërsa po atë natë, nëse Anglia fiton ndaj Serbisë atëherë kuqezinjtë mund të thuhet se ka siguruar playoffin për Botëror.
Kjo është matematika më e shpejtë dhe më e thjeshtë për kuqezinjtë, ku Sylvinho veçse i ka publikuar ftesat para ndeshjeve ndaj Andorrës më 13 nëntor dhe asaj ndaj Anglisë më 16 nëntor.
LOJTARËT E FTUAR NGA SYLVINHO:
PORTIERË: Strakosha, Dajsinani, Simoni;
MBROJTËS: Mitaj, Aliji, Djimsiti, Ajeti, Ismajli, Cake, Hysaj, Balliu;
MESFUSHORË: Asllani, Laçi, Ramadani, Berisha, Shehu, Pajaziti, Bajrami, Hoxha, Asani;
SULMUES: Broja, Manaj, Uzuni, Daku, Tuci.

Rrugëtimi kualifikues deri tani:
REZULTATET E DERITASHME:
21 mars,
Anglia-Shqipëria 2-0
Andorra-Letonia 0-1
24 mars,
Anglia-Letonia 3-0
Shqipëria-Andorra 3-0
7 qershor,
Andorra-Anglia 0-1
Shqipëria-Serbia 0-0
Serbia-Andorra 3-0
Letonia-Shqipëria 1-1
Anglia-Andorra 2-0
9 shtator,
Serbia-Anglia 0-5
Shqipëria-Letonia 1-0
11 tetor,
Letonia-Andorra 2-2
Serbia-Shqipëria 0-1
14 tetor,
Letonia-Anglia 0-5
Andorra-Serbia 1-3.
TABELA AKTUALE, GRUPI K:
1. Anglia 18 pikë (6 ndeshje)
2. Shqipëria 11 pikë (6 ndeshje)
3. Serbia 10 pikë (6 ndeshje)
4. Letonia 6 pikë (7 ndeshje)
5. Andorra 1 pikë (7 ndeshje)
NDESHJET E MBETURA:
13 nëntor,
Andorra-Shqipëria
Anglia-Serbia
16 nëntor,
Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.
(Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.)
