FIFA transmeton direkt shortin e playoffit për Botëror

Përmes një njoftimi, FIFA ka bërë të ditur se do të transmetojë direkt në YouTube kanalin e saj shortin e playoffit për Botëror. Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria janë në ethe duke pritur kundërshtarët e gjysmëfinales së playoffit dhe finales potenciale në betejat vendimtare për sigurimin e biletës për “USCAME 2026”.

Kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale të playoffit për Kosovën dhe Shqipërinë do të jenë: Uellsi, Çekia, Polonia dhe Sllovakia. Si Kosova ashtu edhe Shqipëria do të jenë mysafirë në këtë përballje – që do të jetë një ndeshje, fituesi i së cilës kalon në finale.

Njëjtë në këtë short, Kosova e Shqipëria do ta kuptojnë edhe kundërshtarin potencial të finales së playoffit, ku nga 16 ekipe pjesëmarrëse vetëm 4 do të marrin biletën për Botëror.

Shorti do të mbahet në selinë e FIFAs në Zvicër me fillim prej orës 13.00 të enjten e 20 nëntorit, ndërkaq do të mund ta ndiqni direkt në vegëzën e mëposhtme.

VAZO 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina;
VAZO 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia;
VAZO 3: Irlanda, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Kosova;
VAZO 4: Suedia, Rumania, Maqedonia Veriore, Irlanda Veriore.

Në short do të bëhen 4 rrugëtime, nga një ekip prej secilës vazo.

Duelet gjysmëfinale do të jenë:

VAZO 2 vs. VAZO 3
VAZO 1 vs. VAZO 4.

dhe finalja do të luhet mes fituesve të këtyre ndeshjeve, ku nga secili rrugëtim njëri do të shkojë për në Botërorin e radhës, të vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në SHBA, Kanadë dhe Meksiko.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live