
Loci përcaktoi 15-shen e Kosovës për duelin e parë parakualifikues
Selektori i rikthyer te Kosova, Bujar Loci, ka shpallë listën e lojtarëve të Kosovës që do të jenë të gatshëm për të përfaqësuar vendin në ndeshjen e parë parakualifikuese për Eurobasket 2029.
Kosova do të jetë mysafire e Shqipërisë në ndeshjen e parë të saj, në duelin që luhet më 30 nëntor 2025 me fillim prej orës 18.00.
FBK është treguar mjaft entuziaste në listën e lojtarëve, ndërsa ka shkruar postimin me këto fjalë për 15-shen e përzgjedhur nga Loci që do t’i dalë përballë Shqipërisë.

“Këta 15 djem nuk janë thjesht basketbollistë — janë fjala Kosovë e shkruar me energji, guxim dhe shpirt. Çdo hap i tyre në parket mban peshën e vendit tonë, çdo frymëmarrje është zotim, çdo pikë është premtim se luftojnë vetëm për ne.
Me krenari të thellë, me përgjegjësi që ndjehet deri në palcë dhe me dashuri të pafund për fanellën që mbajnë, ata po përgatiten të japin gjithçka. Pa hezitim. Pa kompromis. Vetëm me zemër.” — shkroi FBK në njoftim.
Pos Shqipërisë, në Grupin C parakualifikues kundërshtar tjetër është edhe Sllovakia.
Orari i ndeshjeve të Grupit C është ky:
27 nëntor 2025,
Sllovakia-Shqipëria
30 nëntor 2025,
Shqipëria-Kosova
27 shkurt 2026,
Kosova-Sllovakia
2 mars 2026,
Shqipëria-Sllovakia
2 korrik 2026,
Kosova-Shqipëria
5 korrik 2026,
Sllovakia-Kosova.
Lista e lojtarëve të ftuar nga Bujar Loci për ndeshje ndaj Shqipërisë:

KOSOVA ROSTER, NËNTOR 2025:
Dardan Berisha (Peja)
Drilon Hajrizi (Trepça)
Erjon Kastrati (Ylli)
Mikaile Tmusic (Trepça)
Divine Myles (Gries-Souffel, FRA)
Lis Shoshi (Ylli)
Gëzim Morina (Ylli)
Valon Bunjaku (Bashkimi)
Musab Mala (Peja)
Muhamedali Janjeva (Bashkimi)
Dardan Kapiti (Trepça)
Meriton Ismaili (Bashkimi)
Erolt Rrahmani (Zlatorog, SVN)
Jon Ismajli (Vëllaznimi)
Rron Dahsyla (Vëllaznimi).
Përzgjedhës: Bujar Loci; Ndihmës: Petrit Zeqiri, Andin Rashica.
