Sllovakia e Kosova para ndeshjes mësojnë kundërshtarin!

Derisa ende është i ngrohtë muhabeti për playoff të Botërorit nga zona evropiane, ku Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë më 26 mars 2026 dhe do të kërkojë finalen e playoffit, përmes UEFA-së janë bërë të ditura datat e ndeshjeve për të gjitha duelet gjysmëfinale të playoffit.

Ora e ndeshjeve gjysmëfinale, është përcaktuar

Derisa të gjitha ndeshjet e playoffit, përshfi këtë të Kosovës ndaj Sllovakisë fillojnë prej orës 20.45, rivali i tyre final do të luajë ndeshjen më herët. Kjo, pasi që ndeshja që do të zhvillohet në Turqi, ku turqit presin Rumaninë, do të luhet prej orës 18.00.

Stadiumet, në pritje

Kështu ka bërë të ditur UEFA, ndërsa maksimalisht deri më 26 nëntor, do të bëhen të ditura edhe qytetet nikoqire (stadiumet) ku do të përballen skuadrat e playoffit varësisht prej rrugëtimit që u doli në short.

Të gjitha ndeshjet gjysmëfinale luhen më 26 mars 2026:

RRUGËTIMI A:
20.45 Italia – Irlanda Veriore
20.45 Uellsi – Bosnja e Hercegovina

RRUGËTIMI B:
20.45 Ukraina – Suedia
20.45 Polonia – Shqipëria

RRUGËTIMI C:
18.00 Turqia – Rumania
20.45 Sllovakia – Kosova

RRUGËTIMI D:
20.45 Danimarka – Maqedonia Veriore
20.45 Çekia – Irlanda.

Finalet e fituesve të secilit rrugëtim, zhvillohen më 31 mars.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live