Peja i rikthehet fitores, triumfon ndaj Vëllaznimit

Vëllaznimit nuk arriti t’i ndihmojë as i rikthyeri në ekip, Jericole Hellems. Ekipi vazhdoi me humbje, derisa sonte Peja iu rikthye fitores pas disfatës në derbi ndaj Bashkimit në Prizren.

Peja bëri dallimin në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa menaxhoi mirë lojën deri në fund, duke mos lënë që kundërshtari të mbajë shpresa për kapje e shkëputje. 49-37 ishte rezultati në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesë të dytë dueli kaloi thuajse barabartë, për tu mbyllë me përfundimtaren, 86-75.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Skyler Flatten me 24 pikë ishte më efikasi në fitoren e Pejës së drejtuar nga amerikani Gregg Gibson, ndërsa me 18 pikë, 4 asistime e 5 kërcime luajti Jordan Johsnon, që në secilën lojë po dëshmon veten si njëri ndër më të rëndësishmit në ekipin verdhezi.

Marques Warrick shënoi 24, Ziggy Reid 20 pikë, por pamjaftueshëm për kuqezinjtë e drejtuar nga Jeronimo Sarin. Hellems luajti me 10 pikë e 5 kërcime në debutimin e tij për këtë stinor, pas rikthimit në ekip.

Përfundimi i ciklit të parë të ndeshjeve të Superligës sheh Pejën me bilanc tepër të mirë, 6-1. Derisa Vëllaznimi ka punë për të bërë në vazhdim të kampionatit, 1-6.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live