
FBK Superliga
Chad Brown (Trepça) – MVP (7)
Basketbollisti i Trepçës, Chad Brown, pas performancës së fortë të treguar në përballje me Prishtinën në fundjavë, është përzgjedhur si MVP i xhiros së shtatë të Superligës ka bërë të ditur FBK.
“ProCredit Superliga në fundjavë solli përballje shumë interesante.
Derbin e fitoi Trepça ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet. Te mitrovicasit u dallua Chad Brown me dyshifror të dyfishtë, 11 pikë e 16 kërcime, derisa shtoi edhe tri asistime dhe një top të vjedhur. Qendra Broën shpallet MVP i javës së shtatë.” — bëri të ditur FBK.
Brown luajti në këtë ndeshje me double-double, ku shënoi 11 pikë, bëri 16 kërcime dhe kontribuoi me 3 asistime për të mbyllë ndeshjen me indeks efiçence, 21.

