Dy kampionate evropiane vijnë në Kosovë më 2026! 

FIBA Women’s European Championship for Small Countries Qershor 2026 dhe FIBA U18 Women’s EuroBasket, Division C Korrik 2026. Janë dy kampionatet evropiane që tashmë kanë marrë “aminin” nga FIBA Europe për tu zhvilluar në Kosovë.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se Bordi i FIBA Evropës, në mbledhjen e fundit në Bukuresht, i ka besuar Kosovës organizimin e dy ngjarjeve madhore për vitin 2026!

Me prezencën e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu, si anëtar i Bordit të FIBA Evropës, u vendos që qyteti i Pejës të jetë qendra e basketbollit evropian për femra. Kjo është një dëshmi e punës së palodhshme të FBK-së dhe besimit që strukturat ndërkombëtare kanë tek ne. Shihemi verës në Pejë për spektakël basketbolli!” — shkroi njoftimi i FBK-së sot. 

Ndërkaq, FIBA ka zgjedhur Kosovën edhe për organizimin e FIBA Europe 3×3 Qualifier për 2 vite radhazi, 2026 & 2027 në Prishtinë!
Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live