Hidhet shorti i Kupës së Kosovës 2025/26, dihet edhe orari i ndeshjeve

Në zyret e FFK-së sot, është hedhur shorti i 1/32 të Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa aty janë pjesë edhe ekipet e Superligës. Pos çifteve të caktuara, janë bërë të ditura edhe datat e ndeshjeve që do të përcaktojnë se cilat skuadra do të arrijnë të 16-tën e finales së Kupës së Kosovës.

Kujtojmë, fituesi i Kupës së Kosovës siguron garat evropiane për stinorin tjetër, duke marrë pjesë në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës. Gjithashtu, sistemi i ndeshjeve të Kupës së Kosovës është me një ndeshje, ku fituesi përcaktohet në një lojë që nxjerrë fituesin deri në penallti (nëse duhet) për të kaluar në fazën tjetër. Vetëm gjysmëfinalet në Kupë të Kosovës luhen me sistemin vajtje-ardhje.

Me këtë, pas shortit të tërhequr sot janë këto çifte, me këto orare:

3 dhjetor 2025, e mërkurë prej orës 12.30:

Dukagjini – Ramiz Sadiku,
Ballkani – Rilindja 1974,
Drenica – Prizreni,
Prishtina e Re – Lepenci,
Top Football – Prishtina,
Gjilani – Istogu,
Besa Peja – Drita,
Llapi – Vjosa,
Trepça – Malisheva,
Ferizaji – Tefik Çanga.

4 dhjetor 2025, e enjte prej orës 12.30:

2 Korriku – Dinamo,
Flamurtari – Vushtrria,
KEK – Vëllaznimi,
Liria – Suhareka,
Istogu 03 – Feronikeli’74.

5 dhjetor 2025, e premte prej orës 12.30:

Kika – Trepça’89.

Përndryshe, rekord fituese e Kupës së Kosovës është Prishtina me 9 sosh të fituara, por ajo në të njëjtën kohë është edhe mbrojtëse e trofeut, pasi që fitoi finalen e stinorin 2024/25 të Kupës, duke mposhtur Llapin 1-0.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live