
Sarin debuton me fitore të rëndësishme te Ylli!
Ylli ka nisur mbarë ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës me trajnerin e ri. Jeronimo Sarin ka debutuar te Ylli me fitore dhe atë ndaj Prishtinës si mysafir sonte, ku suharekasit kanë marrë fitoren e dytë kampionale duke fituar ndeshjen me 8 pikë dallim, 88-96.
Me 21 pikë, më i dalluari te Ylli ka qenë Joseph Reece, ndërsa Antwan Scott shënoi 16 pikë. Lis Shoshi kreu lojën me 14, ndërsa Erjon Kastrati me 12 të shënuara. Ndërkaq Lovre Basic ishte lojtar i vetëm i ndeshjes që kreun duelin me double-double duke dhënë 11 pikë e duke regjistruar 10 asistime. Ai shtoi në llogari të tij edhe 6 kërcime.
Te Prishtina Adrio Bailey si zakonisht më efikasi me 21 pikë, ndërsa Arian Azemi shënoi 18 pikë e 7 asistime, që nuk mjaftuan për më tepër. Për tu theksuar, Prishtina ishte më e mirë se Ylli vetëm në çerekun e parë, 19-10. Prej të dytit e tutje, Ylli mori epërsinë dhe asnjëherë më nuk shikoi prapa për të arritur deri te fitorja.
Ylli tash ka bilanc 2-6, ndërsa Prishtina 4-4.
