
Anglezët dhe italianët nuk pushojnë këtë fundjavë!
Nga pesë ligat më të forta të Evropës në futboll, ajo më e forta Premier League dhe më e forta e viteve të ’90-ta Serie A, nuk do të pushojnë. Derisa LaLiga, Bundesliga e Ligue 1 këtë fundjavë shkojnë në pushim për tu kthyer më vonë, anglezët dhe italianët do të vazhdojnë prej të premtes deri të dielën me ndeshjet e radhës të xhirove përkatëse të ligave të tyre.
Kështu, Premier Liga vazhdon me xhiron e XVIII ku të premten hapet me ndeshjen Manchester United – Newcaslte United, për tu mbyllur me datën 28 dhjetor xhiroja, me derbin londinez Crystal Palace – Tottenham Hotspur.
Italianët e nisin xhiron e XVII të shtunën me ndeshjen e mesditës, klasiken italiane Parma – Fiorentina, kurse e mbyllin me ndeshjen e mbrëmjes të së hënës, ku Roma pret Geonan!
Në Premier Ligë lider aktual është Arsenali me 39 pikë, 2 më shumë sesa ndjekësi i parë, Manchester City. Në Serie A, me një ndeshje më pak të zhvilluar, Inter është lider me 33 pikë, një më shumë sesa rivali i përbetuar i tyre, Milan, që gjithashtu ka një ndeshje më pak të luajtur.
