Trepça kryen përgatitjet, e gatshme për ndeshjen e Kupës

Kampionja e Kosovës në basketboll, Trepça, nuk ka pasur fare pushim këto ditë të ndërrimit të motmoteve. Ekipi gjelbërezi u bart në Gjevgjeli të Maqedonisë Veriore dhe pas një jave qëndrimi atje, nesër do të kthehet në Mitrovicë, ndërkaq ekipi ka bërë të ditur se tashmë janë gati për përballjen e çerekfinales së Kupës.

“Pas 7 ditësh qëndrimi në Gjevgjeli, nesër kthehemi në Mitrovicë, duke mbyllur një fazë të rëndësishme përgatitore jashtë vendit. Kjo periudhë ka shërbyer për të forcuar ritmin e punës dhe për të përgatitur ekipin për sfidat që na presin.
Pas kthimit, stërvitjet do të vazhdojnë të hënën dhe të martën në palestrën “Minatori”, ku do të bëhen përgatitjet e fundit para ndeshjes. Të mërkurën, në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës kundër Golden Eagle Yllit, me fillim nga ora 18:45.
Jemi gati për sfidat që na presin dhe besojmë se, së bashku, do t’ia dalim.” – shkroi KB Trepça në njofim.

Përndryshe, mitrovicasit e drejtuar nga trajneri boshnjak Adis Beciragic janë edhe liderë në Superligë aktualisht me bilanc 10-3 duke lënë pas Bashkimin dhe Pejën, që kanë 1 përkatësisht 2 pikë më pak.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live