Joan Garcia fantastik! Zëvendësuesit ia sjellin fitoren Barcelonës

Në derbin katalonas ku Espanyol priti Barcelonën, ndërsa tifozëria vendase në çdo prekje të portierit të Barcelonës Joan Garcia (24) e fishkëllonin atë, blaugranat fituan derbin!

Fishkëllimat nuk e demoralizuan fare Joan Garcian, që bëri 6 pritje të rasteve ideale të Espanyolit që dominoi me lojë dhe me raste shumë konkrete për të shënuar! Garcia u tregua i jashtëzakonshëm për të mbajtur në lojë Barcelonën. Ai erdhi te Barcelona verën e kaluar pikërisht nga Espanyoli.

E në pjesë të dytë, në gjysmëorëshin e fundit Hansi Flick futi në lojë përvojën e Dani Olmos (27) dhe Robert Lewandowskit (37), të cilët treguan cilësitë e tyre shpejt dhe siguruan nismë të mbarë për Barcelonën në vitin 2026. Së pari Olmo shënoi (86′) e më pas qendërsulmuesi polak (90′) për të siguruar fitoren 0-2 për Barcelonën ndaj Espanyolit sonte.

Për tu theksuar, edhe Fermin Lopez (22) që hyri si zëvendëues në pjesë të dytë tregoi ndikimin e tij, duke asistuar te të dy golat e blaugranave.

Fitorja, bën që Barcelona lidere të jetë 7 pikë mbi Real Madridin ndjekës. Espanyoli përndryshe, pas 4 fitoreve radhazi pësoi. Barcelona ka 49 pikë, Espanyoli i pestë, ka 33 pikë.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live