Prishtina i bën dy talentët profesionistë

Prishtina pak më parë ka bërë të ditur se u ka dhënë mundësi dy talentëve të ekipit U-19 që të nënshkruajnë kontrata profesionale me klubin, pas paraqitjeve të tyre me ekipin e ri të klubit kryeqytetas.

Kështu, Elod Gruda (mesfushor) dhe Amar Ahmeti (sulmues) tash e tutje do të jenë pjesë e ekipit të parë të Prishtinës dhe do të punojnë nën direktivat e Afrim Tovërlanit. Dyshja janë prezantuar sot para ekipit senior.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live